Sherr me thika në Vlorë, dy shtetas përfundojnë në spital

Një sherr ka ndodhur për motive të dobëta mbrëmjen e sotme në lagjen “24 maji” në qytetin bregdetar të Vlorës.

Dy persona janë konfliktuar me thika me njëri-tjetrin dhe të dy kanë përfunduar në spitalin e Vlorës, njëri në gjendje të rëndë.

Ata jane Kujtim Saliaj, ne gjendje te renduar pasi ka disa goditje me thikë. Jetnor Hoxha jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 12.10.2021, rreth orës 19:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse me njeri-tjetrin shtetasit K. S., 63 dhe J. H., 48 vjeç të dy banues në Vlorë.

Si pasojë janë dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në Spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.