Shpërthim me eksploziv në një banesë, çfarë ndodhi gjatë natës në Lezhë

Një shpërthim me eksploziv është regjistruar gjatë natës në verandën e banesës së shtetasit P. P. 57 vjeç, në fshatin Ungrej Lezhë.

Për fat të mirë nga shperthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe në ambiente të dyshuara, për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ve

Njoftimi i Policisë

Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 02:00, në fshatin Ungrej, në verandën e banesës së shtetasit P. P. 57 vjeç, ka shpërthyer lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe në ambiente të dyshuara, për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ve
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/re.

albeu.com/


Shtuar 13.03.2023 12:57

Tags: