U dëbua nga Italia, shqiptari paguan vajzën italiane dhe i merr mbiemrin

Policia italiane ka ndaluar një të ri shqiptar, dhe “gruan” e tij italiane.

Një 32-vjeçari shqiptar, të cilit i ishte ndaluar hyrja në territorin italian ishte rikthyer sërish duke iu shmangur kontrolleve policore.

Ai kishte zgjedhur të martohej me një shtetase italiane, duke marrë mbiemrin e saj, në mënyrë që të mos kishte probleme kur të futej në Itali.

Mediat në shtetin fqinj raportojnë se 28-vjeçarja italiane ishte paguar që të vinte në Shqipëri dhe të martohej me 32-vjeçarin.

Ndaj të resë italiane ngrihet akuza e ndihmës dhe nxitjes së emigrimit të parregullt.

Rasti u zbulua nga policia e Bolonjës pas një hetimi të zhvilluar ndaj 32-vjecarit shqiptar, i cili ishte arratisur nga Italia në korrikun e vitit të kaluar.

I riu shqiptar ishte dëbuar dhe i ishte ndaluar hyrja në territorin italian deri në vitin 2022.


Shtuar 19.09.2021 17:52