Babai i terroristes: Nuk mund ta besoj çfarë bëri vajza ime (FOTO LAJM)

Babai i Hayat Boumeddiene, terroristes më të kërkuar sot në Francë ka dhënë një deklaratë për mediat franceze, duke thënë se nuk mund ta besojë se vajza është përfshirë në një nga ngjarjet që tronditi Francën dhe botën.

Mumamed Boumeddiene tha se ka qenë në xhami, kur policia e ka thirrur për sqarime lidhur me të bijën.

Babai ka treguar se dinte gjithçka rreth jetës së vajzës, por se besonte se ajo ishte myslimane e devotshme dhe jo një terroriste, pavarësisht se bashkëshorti i saj ishte me ide fondamentaliste.

Por, ai ka rrëfyer se u ftoh me të bijën, pasi ajo u përfshi në disa rrjete radikale, që nuk kishin të bënin me islamin./albeu.com/

Shtuar më 11/01/2015, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori