Babai i Noizyt thyen heshtjen: Si qëndron e vërteta e arrestimit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Përkundër lajmeve që qarkullonin në median rozë dhe jo vetëm mbi shoqërimin e Noizyt në polici, një reagim ka ardhur nga i ati i tij. Ai ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike të gjitha informacionet se djali i tij ka përfunduar në rajonin e policisë, ndërsa ka treguar në detaje sesi qëndron e vërteta.

Në një prononcim për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare”, ai ka deklaruar se Noizy nuk është shoqëruar në polici dhe as policia nuk ka shkuar në shtëpinë e këngëtarit të mirënjohur, por ka qenë shefi i komisariatit, ai që e ka telefonuar atë dhe i ka kërkuar që së bashku me Noizyn të shkojnë pranë ambienteve të policisë, për të bërë një deklaratë.

"Noizy është si kokrra e mollës, s’kemi punë me policinë. S’kemi as kohë, as nerva të merremi me këto lajme. Dje ka qenë në Prishtinë dhe u kthye pasi mbaroi koncertin. Më mori shefi i komisariatit në telefon dhe më tha që ka dalë në internet një lajm që Noizy ka qëlluar me armë. Dhe unë i thashë që ka bërë një klip me Çiljetën ku ka pasur armë. Shkova bashkë me Noizyn në polici, dhamë një deklaratë dhe erdhëm në shtëpi, as 5 minuta punë nuk ishte”, shprehet Bashkimi, në lidhje me lajmin e shoqërimit të të birit.

Sakaq, ai ka zbuluar edhe disa detaje për projektet e reja të këngëtarit, për të cilën ky i fundit është munduar që mos ti bënte publike as në rrjetet sociale.

Ndonëse fanset e kanë pyetur në lidhje me ndonjë projekt të ri, ai ka qëndruar në heshtje, duke u mjaftuar vetëm me foto, për të cilën u pretendua më herët se ai ishte fejuar. Por ja se çfarë thotë i ati i tij:

"Ditët e fundit Noizy është duke përgatitur një bashkëpunim me një këngëtar gjerman dhe asnjë nuk e pasqyroi këtë lajm.

Të krenohen se një këngëtar i Shqipërisë ka lidhur një kontratë të tillë”. Në fund nuk harron pa komentuar edhe statusin e motrës së Stresit.

“Ato janë video të hershme dhe tani e kanë nxjerrë, janë video të klipeve që i kanë bërë montazh dhe i kanë nxjerrë. Ne s’kemi asgjë me asnjë njeri. Tek e fundit, ajo ka hedhur një status dhe ka të drejtën e saj për të folur. Ne nuk na bën përshtypje fare se çfarë thuhet”. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2017, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së