Çudira shqiptare, klubi i Superiores shkarkon trajnerin pas barazimit në javën e parë

Në futbollin shqiptar çudirat nuk kanë fund. Nuk vonoi shumë për të mësuar shkarkimin e parë.

Pas vetëm një jave, Laçi nuk duron, shkarkon Stavri Nicën duke e konsideruar zhgënjyes barazimin 3-3 përballë Erzenit.

Me anë të një deklarate për mediat, klubi kurbinas njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Nica.

Ky është më të vërtetë një rast unik, ku një klub futbolli shkarkon trajnerin që në javën e parë.


Shtuar 28.08.2023 14:43