Babai i Meghan Markle po bën një dokumentar ku do të nxjerrë dhe "të palarat" e të bijës (FOTO LAJM)
Siç dihet, në vite marrëdhënia e
Meghan-it me të atin,
Thomas Markle, nuk ka qenë aspak tipike baba- bijë. Ndoshta sepse pasi
Meghan doli publikisht me Harry-n, babai i saj nuk u përmbajt aspak në deklaratat publike, Dukesha e Sussex-it vendosi t’i ftohë marrëdhëniet me babain, së paku publikisht.
Në maj të 2018-ës,
Thomas Markle nuk ishte i pranishëm në dasmën e së
bijës me princin Harry.
“…nuk do të ishte asgjë pa mua. Unë e kam bërë atë dukeshën që është sot. Çdo gjë që është
Meghan sot, është prej meje.”- është shprehur
Thomas dhe duket se nuk i del e keqja me gjithë këtë histori.
Duke përfituar nga fama e të
bijës, babai i dukeshës po nxjerr një dokumentar ku do të flasë për jetën e tij dhe sigurisht për atë të
Meghan Markle, deri në kohën kur ajo u martua për herë të parë dhe u shpërngul në Kanada.
“Dokumentari fillon me jetën time, familjen time, dashurinë time për teatrin dhe televizionin dhe si arrita atje. Pastaj jeta ime me
Meghan, duke u rritur, ditët e saj të shkollës derisa shkoi në kolegj dhe kur filloi karriera e saj. Kishim një jetë të mirë së bashku, deri në martesës së saj të parë dhe lëvizjes së saj në Kanada. Pastaj fillon një histori e re”,- tregoi
Thomas Markle për “The Sun”.
Ai po punon fort që dokumentari të dalë brenda këtij viti, ndërsa nuk kemi ende asnjë reagim publik nga
Meghan Markle.
Shtuar më 19/01/2021,
ora 10:09