Plagosi me armë zjarri të miturin në Kurbin, arrestohet autori, fshihej në një banesë të braktisur

Është arrestuar pas disa orësh në arrati, autori që plagosi me armë zjarri 15-vjeçarin në Kurbin.

Policia bën me dije se autori 17 vjeç ishte fshehur në një banesë të btraktisur .

Kujtojmë se i plagosuri është transportuar në spital për ndihmën e nejvojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Kurbin/ Lokalizohet në një banesë të braktisur, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari që dyshohet se plagosi me armë zjarri, një 15-vjeçar.

Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4, Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A. Gj. 17 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin L. Rr. 15 vjeç, të dy nxënës në gjimnaz dhe banues në Kurbin. I plagosuri është transportuar në spital për ndihmën e nejvojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe kontrolleve të pandërprera nga shërbimet policore, është bërë e mundur lokalizimi në një banesë të braktisur dhe kapja e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. Gj.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/albeu.com/