Avionët F-15, "bishat" e ajrit që Izraeli përdori kundër ushtrisë së Asadit në Siri (FOTO LAJM)

Pëlqej
Dy avionë izraelit kryen sulmin ndaj bazës siriane në Homs duke shkaktuar 14 të vdekur dhe milion dollar dëme. Mësohet se të vdekurit janë kryesisht ushtarë iranianë ose grupe paramilitare shiite të mbështetura nga Iranit në shërbim të Presidentit Asad.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se sulmi u krye nga dy avionë të avancuar F-15 që gjenden nën përdorimin e Izraelit, të cilët qëlluan nga hapësira ajrore e Libanit pa u futur në atë të Sirisë, raporton Albeu.com.

Ndërkohë, një detaj i rendësishëm i raportuar nga mediat ruse ka të bëjë me faktin se nga 8 raketa të lëshuara, 5 prej tyre u shkatërruan nga mbrojtja ajrore e Sirisë.

Avionët F-15, prodhim amerikan, cilësohen si bombarduesit më të mirë në botë. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2018, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori