Aventura seksuale të Trumpit në Rusi? CIA: Jo një por disa (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Vetëm pak ditë më parë, disa nga mediet më presitigjoze amerikanë publikuan për disa raporte tronditëse mbi aventurat seksuale të presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trumpit, dosje e cila i është dhënë edhe Barack Obamës.

"CIA" ka bërë me dije se Rusia mund të ketë më shumë se një video mbi aventurat e fundit seksuale te Donald Trump në Rusi, dhe këto mund të shërbejnë si shantazhe nga ana e Rusisë.

Lidhur me këtë, Kremlini zyrtar tha se nuk janë asgjë tjetër veçse gënjeshtra.

Trump dhe Moska kanë mohuar raportet tronditëse ende të pavërtetuara në një dosje që besohet se u hartua nga një ish-spiun britanik.

Një reporter i BBC-së ka thënë se e ka pranuar një mesazh nga "CIA" që thotë se agjencia ka më shumë se një burim për këto pohime, të cilin e cilëson si të besueshëm.

"Supozohet se ekziston më shumë se një material, jo vetëm video por edhe audio, më shumë se një dhe jo vetëm në Moskë por edhe në St Petersburg", ka thënë Paul Ëood në një transmetim drejtpërdrejt nga Uashingtoni. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2017, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip

Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip "Jeep".