Autoritetet çaktivizojnë bombën në Selanik, evakuohen 72 mijë banorë (FOTO LAJM)

Autoritetet greke kanë filluar evakimin e rreth 72.000 banorëve nga qyteti i dytë më madh në Greqi, Selaniku, pasi kanë paralajmëruar çaktivizimin e bombës së mbetur nga Lufta e Dytë Botërore.

Ekspertët ushtarak sot do të tentojnë ta neutralizojnë bombën në vendin ku është gjetur, operacion i cili pritet të zgjasë disa orë.

Evakuimi do të fillojë në orën gjashtë të mëngjesit, ndërsa autobusët do t'i dërgojnë banorët të paktën dy kilometra nga rrezet e bombës.

Ata do të vendosen në shkolla lokale, stadiume dhe kafene. Autoritet do ta evakuojnë edhe kampin e afërt të refugjatëve, ku gjenden rreth 450 persona. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2017, ora 08:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori