EMRAT/ Aksidenti tragjik me një viktimë dhe 3 të plagosur në Poliçan, në timon një 15-vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mbrëmje në hyrje të qytetit të Poliçanit.

Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka renë nga një lartësi, duke rezultuar në pasoja fatale.

Një 15-vjeçar ka humbur jetën, teksa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre dy vajza të mitura.

Mësohet se viktima është Afisaldo Zylyftari, ndërsa të plagosurit Françesko Zylyftari dhe dy vajza, 14 dhe 16 vjeçe.

Njoftimi:

Berat/Informacion paraprak

Në rrugën rurale të fshatit Plirëz, Poliçan shtetasi F.Z., 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Z (pasagjerë në mjet) rreth 15 vjeç si dhe janë dëmtuar shtetasi F.Z (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

/albeu.com


Shtuar 19.04.2023 22:31