Aurela Hoxha i kthehet ndjekësit: Nuk ju pëlqej me buzë pa mbushje (FOTO LAJM)

Modelja, Aurela Hoxha, është një prej personazhe të njohur të shoëbiz-it shqiptar që komentohet shumë në mediat online.

Me të bërë një postim në profilet e saj në rrjetet sociale, ndjekësit e pëlqejnë menjëherë dhe nisin komentet e shumta e të ndryshme. Ka nga ata që e komplimentojnë për gjërat që ka arritur, por ka edhe nga ata që e kritikojnë si për fotot apo e akuzojnë për ndërhyrje në fytyrë.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, kur Aurela postoi në “Instagram” një foto ku ka pozuar vetëm me të brendshme në ambientet e kuzhinës. Me paruke dhe me të brendshme rozë pastel, modelja ka ulur reçipetat, duke provokuar më shumë se kurrë.

Por, një ndjekës e ka kritikuar për flokët dhe buzët shumë të fryra. Megjithatë Hoxha i ka treguar komentuesit se mbushja e buzëve është hequr, dhe madje ndjekësve kjo gjë s’po ju pëlqen më.

“Me fal qe po ta them se e di qe e merr negative po shum me e mir ke qen se sa je bere😞buzet aspak bukur poashtu dhe floket”– shkruan komentuesi në profilin e Aurela Hoxhës.

“S’ta marr fare per negative 🙂 Floket jane paruke sa per kete fushate, e cila ka ne qender te te pelqejne intimot qe une kam dizenjuar, dhe jo unë, sa per buzet , qe kur kam hequr mbushjen sju pelqen me askujt:) tjeter operacion, nuk kam, puth”, i përgjigjet Aurela Hoxha.

Shtuar më 13/02/2020, ora 12:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori