EMRAT/ Plagosja e të riut në Kuçovë, shpallen në kërkim 4 autorët

Pak pas mesnate, në Kuçovë, një 24-vjeçar banues në Tiranë, është plagosur me armë zjarri, pas një konflikti me 4 persona.

Pasi janë konfliktuar, autorët janë identifikuar si Ledio Serdari, Arben Tabaku, Vasil Prendi dhe Albion Thoma e kanë plagosur me armë dhe tashmë policia i ka shpallur në kërkim.

I riu ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe pasi mori mjekimin e parë në spitalin rajonal të Beratit, u transportua tek Trauma.

Mjekët në Berat thanë se ai ka humbur shumë gjak dhe ndodhet në gjendje të rëndë.