Atmosferë festash, brenda super rezidencës së miliarderes Kiley Jenner (FOTO LAJM)

Në çdo rast feste, Kylie Jenner, vjen me diçka të veçantë dhe shumë kreative. Ndërkohë për miliarderen e re, kjo është periudha e saj e preferuar e vitit. E sigurisht që në rezidencën e saj do të sillte magji dhe atmosferë festash.

25-vjeçarja nuk ka ngurruar që të hapë dyert e super vilës së saj, duke treguar për të gjithë ndjekësit e “Instagram” ambientin e bukur dhe luksoz.

Siç vihet re nga imazhet që Kylie ka postuar, gjithçka është e rregulluar deri në detaje dhe në mes të dhomës së madhe të ndenjes qëndron pema gjigante.

Ndërkohë një tjetër pemë e vogël qëndron përballë oxhakut të zjarrit, ku janë vendosur edhe disa arinj polarë të cilët duken shumë realë.

Ajo çfarë bie menjëherë në sy është se në atmosferën festive të shtëpisë së Kylie-t ka mbizotëruar ngjyra e bardhë, që të jep ndjesinë e flokëve të dëborës.

Shtuar më 10/12/2020, ora 09:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori