Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, “Audi” me targa angleze përplaset me Golfin

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor  Lezhë-Shkodër pranë kryqëzimit të Gjadrit.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Një mjet tip “Golf” me targa shqiptare është përplasur me një “Audi” me targa angleze dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në spital po marrin ndihmën nga mjekët shoferi i “Golf”-it dhe pasagjeri i “Audi”-t. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

/Albeu.com.


Shtuar 9.08.2023 18:40