E FUNDIT/ CR7 i jep Superkupën Juves dhe hyn në histori, Pirlo shijon trofeun e pa
Atmosferë festash, Kida zbulon pamje nga shtëpia e saj moderne (FOTO LAJM)

Festat kanë trokitur edhe në shtëpinë e këngëtares së njohur Kida, e cila së fundmi ka ndarë me ndjekësit atmosferën e saj të fundvitit.

Në InstaStory, Kida ka publikuar një kënd të shtëpisë që duket fiks si një kartolinë.

Ajo ka treguar pemën e zbukuruar e cila duket sikur kanë rënë flokë dëbore, si dhe dekorin pranë saj me drerë e qirinj.

Kida është dashuruar me këtë pamje që i ka dhënë lezet shtëpisë së saj, ndaj s’ka mundur të mos e ndajë me ndjekësit në instagram.

Prej disa ditësh, rrjeti po zien nga lajmet e një bashkëpunimi të mundshëm me Butrint Imerin.

Shkak janë bërë fotot e këngëtarëve në studio, duke ngjallur dyshime se kanë bashkuar forcat për një projekt të përbashkët.

Si mbështetësit e Butrintit, ashtu edhe ata të Kidës po kryqëzojnë gishtat që diçka e tillë të ndodhë teksa mediat sociale janë tejmbushur me fotot e tyre.

Përveç kësaj për momentin nuk kemi asnjë provë tjetër që na vërteton faktin se ata po vijnë me një bashkëpunim, por kurrë s’i dihet.

Deri tani ata nuk i kemi parë në një duet, por si dy nga artistët më të suksesshëm të këtyre viteve të fundit, jemi të sigurtë se do ishte hit i garantuar.
Shtuar më 03/12/2020, ora 12:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori