Enkelejd Alibeaj: Përjashtimi i Berishës, vendim i duhur i Bashës

Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, tha se vendimi i marrë nga Lulzim Basha në 9 shtator për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar ka qenë i duhuri.

Më tej Alibeaj u shpreh se, është një instrument, por orientimi i PD drejt vlerave pro-amerikane dhe pro europiane është një vlerë që është vendosur nga vetë demokratët prej fillimit.

Ai theksoi se këtë gjë ja ka bërë me dije edhe Berishës në takim.

“Ai është një vendim i marrë nga zoti Basha, është një vendim që merret nga kryetari i partisë. Në aspektin juridik ka qenë në të gjitha opsionet i rregullt. Në vendimin politik duhen diskutuar marrëdhëniet që PD duhet të ketë me SHBA, janë vlera të pandryshueshme në PD. Vota po është një rregull i demokracisë, por se përveç tyre një komponent i rëndësishëm janë disa vlera që nuk mund të diskutohen në raportet aritmetikore siç janë orientimi pro amerikan dhe orientimi por evropian”, tha Alibeaj.


Shtuar 25.03.2022 17:17