Arrestohet polici i burgut në Kukës, fshehu në çorape 20 doza marijuane

Foto ilustuese

Një punonjës policie është arrestuar në flagrancë mbrëmjen e djeshme pasi ishte përpjekur që t’i dërgonte një të burgosuri 20 doza marijuane.

Bëhet fjalë për punonjësin e burgut në qytetin e Kukësit me emrin Kukdesi Mulaj, 47 vjeç.

Gjatë hyrjes në institucion pas ushtrimit të kontrollit nga kolegët e tij, i është gjetur në këmbën e majtë poshtë çorapes 1 paketë cigaresh e mbështjellë me ngjitës të tejdukshëm, ku brenda saj ishin 20 doza të dyshuara lëndë narkotike (marijuanë), me peshë 16.65 gr.

Materialet i janë referuar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” si dhe “Futja dhe posedimi i sendeve të ndaluara në IEVP”./albeu.com