Ndiqni live protestën e 6 kombëtare të opozitës
Atentati në Bllok ndodhi te lokali i biznesmenit, lidhja e tij me Bes Kallakun (FOTO LAJM)

Redi Popescu është pronari i lokalit ku ndodhi vrasja e djeshme në zonën e ish-bllokut. Ai pronar i bar 'Monopol' në ish-Bllok, ku ndodhi vrasja, por edhe i disa bizneseve të tjera.

Pas ngjarjes janë shoqëruar disa persona, por ende nuk ka asnjë të arrestuar. Mrëmjen e djeshme, rreth orës 21:50, një vrasje tronditi Tiranën, si edhe pati dy të plagosur.

I vrarë ka mbetur shtetasi Rigert Gaxha, ndërsa të plagosurit janë Ervis Martinaj dhe Laert Hasa. Shënjestra e atentatit ka qenë Ervis Martinaj.

Në momentin kur ndodhi ngjarja, viktima dhe të plagosurit ndodheshin në lokal. Fillimisht u raportua se nga ngjarja në Bllok u plagos edhe pronari i lokalit 'Monopol' Redi Popescu, por familjarët e tij të kontaktuar nga Report Tv theksojnë se biznesmeni nuk është plagosur.

Biznesmeni Popescu është një personazh i njohur në botën e medies dhe showbizzi-it në Shqipëri. Ai njihet për miqësinë e tij me shumë personazhe, madje ai i dogji shaminë e beqarit, Bes Kallakut.
Shtuar më 05/10/2018, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori