Një 46-vjeçar shqiptar që jeton në
Gjermani është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin gjerman të Visselhövede, para një shkolle fillore.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ishte duke marrë vajzën nga shkolla, kur dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar me armë zjarri.
Mësohet se ai ka humbur jetën në vend. Policia
gjermane është vënë në kërkim të autorëve, por ende nuk i ka kapur.
Mësohet se kohë më parë 46-vjeçari kishte punuar si roje në një diskotekë dhe kishte rrahur fatalisht një të ri, për të cilin u dënua edhe me 1 vit burg.
Kjo ngjarje, sipas mediave
gjermane ka ndodhur ne
Shqipëri, ku punonte edhe viktima. Ai pati rrahur një te ri, i cili me pas gjeti vdekjen.
Pasi u lirua nga burgu,
shqiptari emigroi me gjithë familjen ne
Gjermani, ku arriti te merrte edhe statusin e azilantit, pasi ne
Shqipëri i rrezikohej jeta.
Ndaj, Policia
gjermane po heton në pistën e hakmarrjes. Dyshimet janë se autoret te jene porositur nga Shqipëria. Ndërkohë, vajza e tij e mitur është në gjendje shoku, pasi ka parë të gjithë skenën. /albeu.com/
Atentat në Gjermani, shqiptari ekzekutohet në sy të vajzës
Shtuar më 09/01/2017,
ora 22:48