Atdheu i dhuroi lule Teas, reagon Andi: Nuk ka luajtur mendsh (FOTO LAJM)

Në emisionin e së hënës në “Për’puthen”, Atdheu surprizoi vajzat, duke ju dhuruar lule. Ai u dhuroi nga një trëndafil të gjithave, ndërsa moderatores bukuroshe Bora Zemani një tufë me lule, pasi ajo festonte ditëlindjen.

Në dhënien e trëndafilave, Atdheu nuk kurseu as Tean, e cila tashmë ka krijuar një raport me të afërt me Andin.

Ky i fundit nuk ishte pjesë e emisionit për disa arsye personale dhe përmes ‘live-it’ në Instagram, ai është pyetur nga ndjekësit për trëndafilin që Atdheu i dhuroi Teas.

"E kemi shok Atdheun dhe ia ka dhënë në rolin e kunatit a kupton me demek ‘aman më ftoni në dasmë’. Nuk ka luajtur kush mendsh me ma ngacmuar Tean atje brenda", ka thënë Andi me shaka.

Shtuar më 13/01/2021, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori