Çasti më i bukur i Barack dhe Michelle Obama-s gjatë përurimit

Edhe pse qëndrimi i tyre në Shtëpinë e Bardhë përfundoi, ish-presidenti Barack Obama dhe ish-zonja e parë Michelle Obama vazhdojnë të gëzojnë simpatinë e dashamirësve.

Këtë radhë një gjest i thjeshtë mjaftoi për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe të na bënte të kuptojmë se do t'ia ndjejmë mungesën çiftit karizmatik Obama.

Teksa po qëndronin në shkallët e lagura nga shiu të U.S. Capitol, Baracku bëri një veprim të vogël që shkriu zemrat e të gjithëve.

Ai shtrëngim dore u duk sikur nuk ishte një veprim bosh. Nuk ishte një gjest politik. Nuk ishte për njerëzit, për shtypin, apo për stacionet televizive. Ishte Barack-u që thoshte "Ne e bëmë të gjithë këtë bashkë. Tani le të ikim në shtëpi."
Shtuar më 21/01/2017, ora 16:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori