I dënuar për dhunimin e motës, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

Policia ka vënë në pranga një 53-vjeçar në Durrës i cili ishte dënuar më 29 dhjetor 2021, për dhunë në familje.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kapën dhe ndaluan shtetasin G. S., 53 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës, më datë 29.12.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale ” Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 27 vjeç, banues në Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 17.02.2022 12:59