"WEED" sekuestron armë dhe drogë, një në pranga (FOTO LAJM)

Sot Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim dhe me shërbimet policore të Drejtorisë Vendore Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizuan operacionin e koduar "WEED".

Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur që në vendin e quajtur Fushë- Milot të gjenden dy parcela të kultivuara me 3000 bimë të dyshuara narkotike të cilat varjonin nga 30-50 cm lartësi.

Gjatë kontrollit në këto dy parcela është kapur në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike shtetasi Zenel Lika, 57 vjeç, banues në Kurbin. Këtij shtetasi i'u gjet dhe sekuestrua ne cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri model 56.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë për veprat penale "Kultivim të bimëve narkotike", "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit", të parashikuara nga nenet 284 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu ne vazhdim te operacionit në afërsi me këto dy parcela, në një ullishte janë gjetur dhe 2220 bime narkotike të cilat varjonin nga 30-50 cm si dhe 1360 bime narkotike te vendosura në kubike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Gjithashtu gjate kontrollit në afërsi të parceles të këtyre ullishteve, u gjetën dhe u sekuestruan ne cilësinë e provës materiale dhe :

1 armë zjarri PMSH
1 krehër me 16 fishekë arme zjarri
20 fishekë arme gjahu
520 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Nga veprimet hetimore rezultoi se kjo tokë ullishte ishte në pronësi të shtetasit Halit Selmani, banues në Kurbin, i cili u shpall në kërkim për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve”, "Kultivim të bimëve narkotike”, Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetise dhe sportive”.

Gjithashtu në vijim të operacionit në Malin e Veles në Lezhë janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 200 bimë të dyshuara narkotike. Vepra penale "Kultivimi i bimëve narkotike parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Materialet procedurale do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe Lezhë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2016, ora 17:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori