As veshët as kërthiza, kjo pjesë e trupit është trendi i momentit për një piercing (FOTO LAJM)

Nëse jeni një vajzë që ndiqni tendencat më të fundit të modës, por edhe të aksesorëve me siguri ky artikull do t'ju interesojë.

Ka shumë vajza që pëlqejnë të vendosin pircing në zona të ndryshme të trupit, zakonisht në vesh, kërthizë, gjuhë, vetull, pra zona zgjidhet në varësi të preferencave të vajzave.

Epo këtë verë, ju sugjerojmë një vend të ri: në gisht ose në qafë. Procedura në vetvete nuk zgjat më shumë se disa minuta.

Piercing vendoset brenda gishtit, mirëpo nëse nuk tregoheni të kujdesshëm mund edhe ta dëmtoni lëkurën.

Kjo mund të jetë një ide e mirë edhe si unazë fejese. Domethënë mund të vendosni një gur diamanti në gishtin e fejesës dhe të ngjani ndryshe nga shoqet tuaja.

Thjesht mendojeni mirë, pasi kjo gjë mund t'ju lërë një shenjë nëse ndaheni.

Shtuar më 19/08/2019, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori