Ngjarje e rëndë në Berat, 15-vjeçarja pi helm dhe i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e parë të vitit 2020 në Urën Vajgurore në Berat, ku një 15-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj duke u helmuar.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për shtetasen E. Ç., e cila paraprakisht dyshohet të jetë helmuar me pesticide. Shkaqet e kësaj ngjarjeje nuk ndodhen ende, por policia po punon për të zbardhur të tjera detaje.

“Më datë 01.01.2020, në Urë Vajgurore, Berat, dyshohet se është vet’helmuar me pesticide shtetasja E.Ç, 15 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes”, njoftoi Policia e Beratit.


Shtuar 1.01.2020 21:03