As e treta nuk ishte e vërteta, Xhim Belushi ndahet nga gruaja (FOTO LAJM)

Gruaja e aktorit shqiptar Jim Belushi ka paraqitur kërkesën për divorc pas gati 20 vjet martese.

Jennifer Sloan paraqiti dokumentet në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit të hënën, përcjell albeu.com

Belushi lidhi martesë me Sloan më 2 maj 1998. Çifti u takua për herë të parë në vitin 1993.

"Ai më puthi në ballë sikur isha motra e tij," tha Sloan për PEOPLE në 2003.

Shfaqja e tyre e fundit publike ishte më 14 nëntor 2017, kur morën pjesë në një shfaqje të Wonder Woman në Muzeun e Artit Modern në Neë York City.

Ata kanë dy fëmijë së bashku.

Belushi, 63 vjeç, gjithashtu ka një djalë nga martesa e tij e parë me Sandra Davenport nga viti 1980-88.

Ai u martua me gruan e tij të dytë, Marjorie Bransfield, nga 1990-1992. /albeu.com/






























Shtuar më 06/03/2018, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori