Artistët e njohur bëhen "publik" në koncertin e "Tre muskëtjerëve" (FOTO LAJM)

Eshtë mbajtur mbrëmjen e djeshme koncerti i tre artistëve të mëdhenj të skenës shqiptare, Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi.

Koncerti i titulluar "Tre muskëtjerët" ka mbledhur në publik jo vetëm njerëz të zakonshëm që prej vitesh e kishin pritur një të tillë, por edhe shumë artistë që u bashkuan me publikun dhe shijuan muzikën e tre këngëtarëve shqiptarë.

Emra të tillë si Aurela Gaçe, Rovena Dilo, Olta Boka, Kejsi Tola, Endri Prifti, Rosela Gjylbegu, Olta Gixhari , Marcela Lati, Rudina Magjistari, Fjodora Fjora, Fiori Dardha etj kanë postuar foto nga koncerti në Tiranë. /albeu.com/


Shtuar më 16/05/2017, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori