"Arritëm diçka që s’e kemi bërë kurrë së bashku", Mozzik jep lajmin me lot në sy (FOTO LAJM)
Reperi Mozzik ka ofruar ndihmën e tij për shqiptarët e prekur nga tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë, i cili ka sjellë dëme të mëdha tek populli dhe shumë viktima.

Ai ka mbërritur në Shqipëri, ku është takuar me themeluesin e fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdarin.

Që prej ditës së djeshme, reperi ka bërë thirrje për ndihmë për të gjithë ata që mund të jepnin diçka për të prekurit nga tërmeti, ndërsa ditën e sotme është befasuar nga shuma e mbledhur.

Ai ndau një postim në profilin e tij në Instagram, ku jep mesazhin emocuonues:

“Arritëm diçka qe se kemi bërë kurrë së bashku !!!!
Arritëm 1 milion dollarë para së bashku ,për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri.
O Shqiptarë kurrë më të bashkuar nuk iu pasna pa,lus Zotin të jemi gjithmonë kshtu në këtë ritëm !
Fshehurazi pom rrjedhin lotët , lot dhimbje për humbjen e viktimave,për trishtimin qe e panë sytë e njerëzve..e ai loti i fundit po më jep shije krenarie e gëzimi,po ma zbërthen fjalën ” Bashkë ia dalim”
Jeta ka sprova të shumta,çdo ditë e kemi sfidë , të qëndrojmë bashkë në diell e në shira!
Zoti është më i madhi , e vetëm te ai ndihmë kërkojmë !
Faleminderit gjithve ❤️ Vazhdojmë tutje ! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱😢😢
Gramoz Aliu ( Mozzik )”
Shtuar më 27/11/2019, ora 14:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori