Arrestohet në Itali shqiptari nga Maqedonia që rekrutonte për ISIS (FOTO LAJM)

Momenti i arrestimit
Grupi i operacioneve speciale në Itali ka arrestuar një 37-vjeçar maqedonas të identifikuar si Ajhan Veapi, i akuzuar për rekrutim të xhihadistëve.

Nga hetimet ka rezultuar se, Veapi pasi rekrutonte aspirantët për të luftuar, i niste ata te një imam boshnjak, i cili më pas merrej me të gjitha detajet për t’i dërguara ata më pas për të luftuar në krah të ISIS-it në Siri e Irak.

Më parë, Italia kishte deportuara edhe dy shtetas të tjerë maqedonas që kishin njohje me Ajhan Veapin dhe rekrutonin xhihadistë. Por, arrestimi i 37-vjeçarit ka hapur dhe një debat publik dhe politik në shtetin fqinj.

Nga verifikimi ka rezultuar se, Ajhan Veapi, i dyshuar për rekrutim xhihadistësh, prej dy vitesh merrte ndihmë ekonomike nga shteti italian, prej 500 euro në muaj si i papune.

Kaq ka mjaftuar që situata politike të ashpërsohej sërish.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, eurodeputetit italian, Matteo Salvini, njëherësh edhe Sekretar i partisë Lega Nord, e njohur për qëndrimet anti-emigrant, ka sulmuar kryeministrin Renzi.

"Ata duan të na vrasin, e shteti i paguan madje", shkruan Salvini, duke i dhënë ngjyra të forta politike betejës kundër terrorizimit. /albeu.com/
Shtuar më 29/02/2016, ora 10:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori