Arratiset “Miss Asia Pacific 2014”, merr kurorën 100 mijë USD (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një konflikt i cili ka nisur më herët mes organizatorëve dhe nënës së një missi, për menaxhimin e karrierës së modelimit, tashmë ka sjellë një debat të madh. Mbretëresha e bukurisë së Birmanisë, e kurorëzuar “Miss Asia Pacific 2014">2014” është kthyer në çështjen e ditës, pasi akuzohet nga organizatorët koreano-jugorë të konkursit, se është arratisur me kurorën me vlerë 100 mijë USD.

Kujtojmë këtu se kurorën missi e fitoi në muajin maj në Seul. Lidhur me këtë çështje mjaft të nxehtë ka reaguar edhe e akuzuara, me anë të një deklarate për shtyp. May Mayat Noe, 16 vjeç, është shprehur e gatshme që të dorëzojë kurorën, por vetëm nëse organizatorët do t’i kërkonin falje asaj dhe Birmanisë, pasi ajo mohon që është arratisur së bashku me çmimin e fituar.

Organizatorët e “Miss Asia Pacific World 2014">2014” kanë akuzuar të renë se kishte gënjyer dhe kishte treguar mungesë respekti, pa e detajuar se në çfarë mënyre. Jo vetëmm kaq, por çështja merr një drejtim tjetër, teksa akuzat e missit janë edhe më të rënda ndaj palës tjetër. Ajo është shprehur se ka marrë shumë presione nga organizatorët për t’iu nënshtruar kirurgjisë plastike. Ata kishin gënjyer edhe për moshën e saj, duke thënë se ishte mbi 18 vjeç. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2014, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori