Arminën do ta marrë malli për Chesterin, ja si shprehet (FOTO LAJM)

Vdekja e papritur vokalistit të grupit të rrokut Linkin Park, Chester Bennington tronditi botën ditën e djeshme.

Ai u gjet u vetëvarur në shtëpinë tij në Kaliforni. Vdekja e tij ka shkaktuar mjaft mërzi edhe tek fansat e tij në Shqipëri dhe gjithashtu tek personazhet e njohur.

Një prej tyre është edhe blogerja Armina Mevlani, e cila Ka treguar se ka qenë live në një nga koncertet e grupit.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto nga ku koncert dhe shkruan: “Muzika jote më ka ndjekur gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës time.

Koncerti live i “Linkin Park” ka qenë një nga ditët më të bukura të jetës time dhe do më marrë malli për ty, ndonëse nuk do të harroj kurrë Chester Bennington! R.I.P legjendë,”-përfundon Mevlani. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2017, ora 11:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori