Dënimi i masakrës së Srebrenicës, Berisha: Vuçiç një Putin i vogël

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, dje u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mbledhja shqyrtoi kërkesën e shtatë deputetëve të  Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Investimet Strategjike” dhe kërkesën e një grupi deputetësh për mocion me debat të finalizuar me Rezolutë në lidhje me “Njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë”. Konferenca e Kryetarëve vendosi rrëzimin e kërkesës “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Investimet Strategjike”. Konferenca e Kryetarëve nuk pati dakortësi për kërkesën për mocion me debat të finalizuar me Rezolutë në lidhje me “Njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë” dhe vendosi t’ia kalojë seancës plenare.

Ndërkohë nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha tha se e përgëzon këtë nismë, ndërsa shtoi është e domosdoshme njohja e gjenocidit.

“Kjo seancë shënon një moment të rëndësishëm në jetën e këtij parlamenti por edhe kaq të rëndësishme për popullin shqiptar. Nisma e deputetët e PD për të dënuar gjenocidin serb në Bosnjë është një nismë që synon nderim e 8 mijë viktimave të Srebenicës në tërësi burra dhe djem të besimit mysliman boshnjak të vendosur në një zonë të mbrojtur nga OKB-ja për tu mbrojtur ka synim të shprehë nderimin për viktimat e kësaj barbarie. Ka synimin të shpresës dhe solidaritetit me boshnjakët viktimat e kësaj barbarie. Ka synim të qëndrojë një akt i pashembullt që nga fillimi i luftës së dytë botërore deri në sot. Aty u zhvillua kasaphana më e madhe ata që shpëtuan nga kampi u dogjën pyje të Bosnjës dhe pothuajse u ekzekutuan të gjithë. Genoncidi është një akt i domosdoshëm për shoqëritë e civilizuara.

Ata që luftojnë gjenocidin kanë ndërgjegje para historike. Njohja e gjenocidit është kusht themelor që mos përsëritet më. Vuçiç është arkitekt i këtij gjenocidi. Vucic është i regjistruar me figurë dhe thotë që për çdo serb duhet të vriten 100 myslimanë. Parim klasik të gjenocidit të bazuar në urrejtjen fetare. Ne kemi detyrim madhor për të dënuar këtë Gjenocid i cili është sanksionuar në dy vendime të mëdha të gjykatës ndërkombëtare të Hagës dhe gjykatës kundër krimeve të luftës në ish-Jugosllavinë. Ky është gjenocidi i pranuar nga gjithë vendet e qytetëruara. Në rast se Ballkani ndodhet sot në këtë situatë, nëse Ballkani nuk ecën drejt BE, një nga shkaqet më madhore është qëndrimi i autoritetet evropiane nga Vucic. Ky njeri është një Putin i vogël i gatshëm që të përsëritë ato në çdo kohë.

Honitë serbe mblidhen 422 bura gra dhe fëmijë dhe i hodhën fëmijët para syve të prindërve dhe i vranë. Ky gjenocid duhet të dënuar që vetëm një vit më parë Mali i cili i cili ka nj popullatë të lartë serbe megjithatë e miratoi rezolutën e gjenocid. Kjo rezolutë është barbaria më e madhe ndaj një kombi siç janë boshnjakët, Shqipëria ka marrëdhënie miqësore me Bosnjën. Ndaj unë ju ftoj që të votojmë këtë rezolutë si një detyrim madhor të një kombi të qytetëruar, si një detyrim madhor për të detyruar Serbinë të njohë krimet e saj që të mbizotërojë paqja me fqinjët e vet”, tha Berisha.


Shtuar 12.05.2022 10:34