Armina Mevlani merr guximin dhe kritikon Bella Hadid

Armina Mevlani është padyshim një nga vajzat më të komentuara në shoëbizin shqiptar.

Karriera e saj si blogere nisi vetëm si një pasion i fshehtë por pastaj solli të ardhura për nusen e familjes Berisha shkruan albeu.com.

E tillë është Armina Mevlani, e cila nuk mungon pothuajse asnjë ditë në rrjetet sociale duke ndarë me miqtë dhe ndjekësit foto nga udhëtime të ndryshme.

Armina këtë herë ka shpërthyernë kritika kundër Bella Hadid, një nga modelet më të njohura të Victoria’s Secret duke u shprehur se nuk mund ta quash të bukur pasi ajo ka bërë ndërhyrje estetike.

“Ku është bukuria nëqoftëse modelet janë totalisht plastike ose kanë bërë ndërhyrje kirurgjikale? Ato nuk e zotërojnë fytyrën e tyre.”,- shkruan Armina bashkangjitur një fotoje të revistës dedikuar modeleve që kanë bërë ndërhyrje. /albeu.com/
Shtuar më 29/12/2017, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori