Pse e refuzoi Real Madrid? Erling Halaand jep përgjigjen

Erling Halaand ka shënua 10 gola në 6 ndeshje të Premier League duke u rikonfirmuar sulmuesi më i fortë i planetit në qarkullim. Bomberi i Guardiola-s, nuk është i tillë vetëm në fushën e blertë sepse edhe larg futbollit ai di si t’i bëjnë njerëzit ta ndjekin. Ideja më e fundit është një dokumentar me titullin “Halaand, zgjedhja”.

Në dokumentar flitet gjatë për vendimin e sulmuesit, i cili e dinte shumë mirë që mund të zgjidhte çdo klub në planet por bëri zgjedhjen për t’u bashkuar me Pep Guardiolan.

“Si mund të refuzosh një klub legjendar si Real Madrid? E pyet gazetari dhe Halaand i përgjigjet: Pyetje e mirë! Nuk mund ta bësh një gjë të tillë!”.

Babai i tij, jep një përgjigje më të gjatë dhe shterruese duke theksuar se Reali e ka Benzema ndërsa City është zgjedhje praktike dhe logjike pasi nuk e kishte një numër 9.


Shtuar 4.09.2022 21:54