Hepatiti misterioz tek femijët prek Britaninë, deri tani vetëm një fëmijë ka ndërruar jetë

Një formë misterioze e hepatitit duket se ka goditur Britaninë, me dy fëmijë të tjerë që kanë shfaqur nevojën për transplantim të mëlçisë.

Dhjetë të rinj i janë nënshtruar deri më tani procedurës kritike, me 114 që tashmë dihet se janë prekur nga sëmundja misterioze.

Shefat e Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar sot u bënë thirrje prindërve që të ‘të jenë vigjilentë’ ndaj shenjave të sëmundjes së mëlçisë, e cila është vërejtur në 12 vende të ndryshme, përfshirë SHBA-në, Irlandën dhe Spanjën. Deri tani është raportuar për një fëmijë të vdekur.

Dr Meera Chand, drejtore e infeksioneve klinike dhe emergjente në Mbretërinë e Bashkuar, u bëri thirrje prindërve të kontaktojnë menjëherë spitalet nëse janë të shqetësuar.

Shumica e rasteve janë vërejtur te fëmijët e moshës nën 5 vjeç, të cilët fillimisht kanë pasur diarre dhe të përziera. Simptoma të tjera mund të përfshijnë urinë të errët, feçe me ngjyrë gri, kruajtje të lëkurës, dhimbje muskujsh, ethe, humbje të oreksit dhe dhimbje stomaku.

Hetimet janë në vazhdim, por zyrtarët besojnë se sëmundja mund të shkaktohet nga një adenovirus.

Ekspertët thonë se karantina mund të ketë dobësuar imunitetin e fëmijëve dhe t’i ketë bërë ata më të ndjeshëm ndaj virusit. Teori të tjera përfshijnë një lloj të ri Covid.

Zyrtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë përjashtuar vaksinën kundër Covid si një shkak të mundshëm, me asnjë nga fëmijët e sëmurë britanikë të vaksinuar për shkak të moshës së tyre të re. Asnjë nga 11 rastet në SHBA nuk ishte vaksinuar gjithashtu./albeu.com