Armina dhe Shkëlzeni më të dashuruar se kurrë në plazh (FOTO LAJM)

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha prej vitesh tashmë janë në një lidhje dashurie. Ata i tregojnë haptazi ndjenjat mes tyre madje edhe në rrjete sociale.

Shkëlzeni është nga ata partnerë që nuk ia kursen kritikat por edhe komplimentat të dashurës së tij në Facebook apo Instagram.

Këtë herë ato janë fotografuar nga Panorama në plazh.

Çifti vijon të ketë akoma lëkurë të bardhë, edhe pse vera tashmë pothuajse ka mbaruar, dhe që të dy kujdesen që të lyejnë njëri-tjetrin me kremmbrojtës.

Natyrisht nuk kanë munguar xhirot në det me motor uji, ku motorin e ka nisur Shkëlzeni. Dhe për t’u freskuar: birrë dhe fruta. Çifti janë ndjekës të rregullt të palestrës dhe kjo duket nga linjat e të dyve, të cilat janë perfekte, /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori