Armë dhe makinë me xhama të zinj, arrestohet 30-vjeçari (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Të paktën 19 persona janë ndaluar gjatë një operacioni të policisë së Vlorës ndaj automjeteve të cilat lëviznin me xhamazinj. Gjatë këtij operacioni, ku është ushtruar kontroll në lokale, bilardo dhe pika bastesh, është arrestuar edhe një 30 vjeçar, të cilit i është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Shtetasi Henrik Hitaj, banues në Vlorë po lëvizte me automjetin e tij, tip “Benz E63” me xhamazinj, si dhe me armë në çantën e krahut. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori