Arbenita bën hapin e madh, së shpejti drejt altarit (FOTO LAJM)

Arbenita dhe Fero janë një nga çiftet më të dashur dhe më të pëlqyer nga publiku shqiptar por jo vetëm.
Reperi Ferofundmi ka sjellë në treg projektin e rradhës të titulluar "Ride or Die", ku i këndon Arbenitës.

Kohët e fundit çifti ka shpenzuar shumë kohë bashkë kjo edhe për shkak se në videoklip prezente është Arbenita.

Ata janë tepër aktivë në rrjetet sociale dhe së fundmi kanë postuar në Instagram një fotoalbum ku kanë ndarë me ndjekësit momentet më të bukura gjatë xhirimit të klipit.

Por ajo që bie në sy është pikërisht komenti i Arbenitës e cila i thërret "burri" duke i shtuar një zemër të kuqe nga pas.

Mesa duket çiftin së shpejti do e shohim duke zyrtarizuar lidhjen e tyre.

Shtuar më 12/06/2019, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori