Arbana do të kthejë gatimin në biznes? (FOTO LAJM)

Nëse e ndiqni Arbana Osmanin në Instagram, me shumë mundësi e dini tashmë se libri i saj i radhës me receta do të dalë më treg gjatë Panairit të Librit, i cili nis për nëntë ditë. “Receta për 5 minuta” pritet të jetë po aq i suksesshëm sa “Receta për njerëzit që dua,” por më fitimprurës. Këtë herë, Arbana ka vendosur t’i bëjë vetë të gjitha.

Për gjithë zinxhirin prodhues të librit, që nga fotot, dizenjoja e deri te shtypja e shpërndarja, Arbana ka kërkuar ndihmën e miqve të ngushtë. Pra, ka hequr dorë nga bashkëpunimi me një shtëpi botuese që i ofron lehtësira. Madje, edhe në Panair, libri i saj do të ketë stendë më vete.

Një lëvizje e tillë zakonisht bëhet kur autori do të maksimizojë fitimin. Ngaqë nuk ka një shtëpi botuese që të vjelë përqindjen e saj, gjithë xhiroja i takon autorit. Pra, Arbanës. Kjo do të thotë që për të, gatimi që dikur ishte thjesht një pasion, ngadalë po shndërrohet në një biznes. Libri i parë ishte ndër më të shiturit dhe nëse i dyti rezulton gjithashtu po aq i suksesshëm, titujt që mbajnë emrin e Arbana Osmanit mund të shtohen nga viti në vit.

Për fat të mirë, kuzhina nuk do krijimtari të jashtëzakonshme, sepse ngado të rrotullohesh, ato receta janë.
Shtuar më 04/11/2019, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori