Hidhet në erë me tritol makina e kreut të “Rithemelimit” në Vaun e Dejës, shpërthimi ndodhi sapo Ndreca u fut në mjet

Është hedhur në erë me tritol makina e kreut të “Rithemelimit” në Vaun e Dejës, tritol makina e kreut të PD-së në Vaun e Dejës.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07:10 në fshatin Paçarm, Vau i Dejës. Policia bën me dije se tritoli ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës tip “Audi”.

Shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi Bernard Ndreca ka hipur në automjet.

S’ka të lënduar nga shpërthimi, vetëm dëme materiale.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit B. N., dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi B. N. ka hipur në automjet.

Nga shpërthimi, shtetasi B. N. nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
 /albeu.com/