Sheiku i Manchester City-t, pranë goditjes së nëntë

Manchester City është një nga klubet më të pasur në planet prej vitit 2008. Mansour bin Zayed Al Nahyan, i njohur shkurt si sheiku Mansour, nuk ka kursyer asgjë për skuadrën angleze. Trofetë kanë filluar të vijnë, edhe pse ëndrra e madhe quhet Champions League.

Sheiku nga Emiratet e Bashkuara Arabe, zotëron City Football Group, që zotëron disa klube të ndryshme futbolli. Ky grupim ka kryer blerjen e një tjetër klubi. City Football Group, që kryesohet nga Abu Dhabi United Group, ka blerë Lommel, që garon në divizionin e dytë të futbollit belg.

Lommel bëhet e nënta skuadër që përfshihet në grupimin e presidentit të Manchester City. Përveç “Cityzens” (100% të aksioneve), aty përfshihen Melbourne City FC (100%), Montevideo City Torque (100%), New York City (80%), Mumbai City (56%), Girona (44.3%), Sichuan Jiuniu FC (28%), Yokohama F Marinos (20%).


Shtuar 12.05.2020 10:01