Anxhela Peristeri rrëfehet për racizmin që e ka përndjekur në Greqi (FOTO LAJM)

Anxhela Peristeri shquhet për potencën e saj vokale. Ajo sëfundi ka dhënë një intervistë për revistën “Who” dhe ka dashur ta verë theksin mbi racizimin.

Këngëtarja ka jetuar për disa vite në shtetin fqinj, Greqi dhe e ka përjetuar për disa kohë racizimin dhe diskriminim mbi vete. Për këtë arsye ajo ka dashur të realizojë një kopertinë ndryshe nga herët e tjera, as e zhveshur e as duke pozuar vetëm.

Kësaj here këngëtarja ka pozuar me disa fëmijë të racave të ndryshme për të treguar se për të racizmi nuk duhet të ekzistojë.

E nëse racizmi i hapi mendjen apo e kompleksoi më shumë, Peristeri i’u përgjigj: “Sigurisht që më hapi mendjen. Atje e ndjeva për herë të parë rracizmin dhe më shoqëroi për një kohë të gjatë. Megjithatë puna dhe talenti im i bënin njerëzit të mos merreshin shumë me këtë pjesë pavarësisht se u privova nga shumë gjëra për shkak të origjinës sime që theksoj se nuk e fsheha asnjëherë. Megjithatë nuk janë të gjithë njësoj.

Kam shumë miq të mirë në Greqi, miq që me vite të tëra po më tregojnë se nuk ka asnjë vlerë nacionaliteti yt, ngjyra apo shtresa shoqërore. Rëndësi ka njeriu që je”. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2018, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori