VIDEO/ Policia në SHBA vret 14-vjeçarin që vodhi cigare elektronike

Policia në Kolorado ka publikuar pamjet grafike të kamerës së trupit pasi një oficer qëlloi për vdekje një adoleshent pas një grabitjeje të supozuar të një dyqani.

Jor’Dell Richardson, 14 vjeç, u qëllua dhe u vra nga një oficer policie më 1 qershor, thanë autoritetet.

Jor’dell ishte me një grup adoleshentësh të cilët dyshohet se kishin vjedhur cigare alektronike nga një dyqan dhe u qëlluan pasi u larguan nga vendi i ngjarjes, tha policia.

Departamenti i Policisë Aurora publikoi të premten pamjet e kamerës së trupit nga dy oficerë të përfshirë në ndjekjen e adoleshentëve.

“Pavarësisht se ku do të na çojë ky hetim, është një tragjedi sepse një i ri ka humbur jetën,” tha shefi i Përkohshëm i Policisë Aurora, Art Acevedo gjatë një konference për shtyp mbi pamjet.

Përfaqësuesit e familjes së Jor’dell dhe avokatët e tyre ishin në gjendje të shikonin pamjet përpara publikimit të tyre.

Në pamje, Jor’dell mund të shihet duke ikur nga oficerët ndërsa ata i bërtasin atij që të ndalojë.

Një oficer, i identifikuar si Roch Gruszeczka, dëgjohet duke bërtitur, “Uluni në tokë ose unë do të qëlloj”, tregojnë pamjet.

Pasi u qëllua, Jor’dell dëgjohej duke kërkuar falje, dhe kërkonte që ta çonin në spital duke thënë: “Më detyruan ta bëja. Nuk e di kush ishin, por më detyruan ta bëja.”

Acevedo tha se Jor’dell humbi vetëdijen pak më vonë.

Jor’dell mori një plagë të vetme me armë zjarri, e cila rezultoi fatale.

Përdorimi i forcës po hetohet nga Ekipi i Reagimit ndaj Incidenteve Kritike të Rrethit Gjyqësor të 18-të (CIRT)./Albeu.com/


Shtuar 12.06.2023 09:22