"Anija kozmike", mrekullia e re Steve Jobs (FOTO LAJM)

Apple do të mbajë ngjarjen e madhe të prezantimit të Iphone 8 në 12 shtator.

Ndryshe nga prezantimet e tjera te Iphonë-ve këtë herë Apple ka menduar ta bëjë prezantimin e telefonit të ri në selinë e re të ndërtuar në Cupertino të Kalifornisë, përcjell albeu.com.

Punimet për fillimin e kësaj ndërtese u njoftuan për herë të parë nga vetë Steve Jobs në vitin 2006.

Ndërtesa u konceptua nga Jobs dhe u relizua nga Norman Foster.

Ajo mbulon 175 hektarë, dhe do të strehojë më shumë se 12,000 punonjës.

Ndryshe kjo ndërtesë quhet "anije kozmike" sepse e tillë është dizenjuar të duket.

Cdo objekt që do të jetë në brendësi të ndërtesës do të jetë e projektuar në përputhje me dizajnin e Apple.

Steve Jobs dëshironte që kampusi të dukej më pak si një park zyre dhe më shumë si një strehë natyre dhe kështu rreth 80% e vendit do të jetë hapsirë e gjelbër e mbjellë me pemë, përcjell albeu.com

Ndërtesa është e veshur me 2.8 milionë metra katrorë me panelet më të mëdha të xhamit të lakuar.

Teatri Steve Jobs është një auditor me 1,000 vende, i vendosur në majë të një kodre , një nga pikat më të larta në Apple Park , me pamje nga livadhet dhe ndërtesa kryesore. Hyrja është një cilindër qelqi prej 20 metra i gjatë, 165 metra në diametër, duke mbështetur një çati metalike me fibër karboni.

Apple Park do të përfshijë gjithashtu një qendër vizitorësh me një dyqan Apple dhe një kafene të hapur për publikun, një qendër palestër prej 100,000 metra katrorë për punonjësit e Apple dhe sigurimin e objekteve kërkimore dhe zhvillimore. /albeu.com/





Shtuar më 08/09/2017, ora 14:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori