Ani Beqiraj, një Kate Moss shqiptare (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ndoshta ajo nuk është shumë e njohur në media apo për publikun shqiptar, por bukuroshja Ani Beqiraj që në pamje të parë të jep përshtypjen e një modeleje të njohur, e pikërisht të Kate Moss. Në disa të publikuara nga stilistja Tefta Seiti në profilin zyrtar të "T&N couture" në Facebook ku shfaqen disa nga krijimet te saj për sezonin e verës, të cilin e kemi lënë pas mund të shohim 25 vjeçaren, pozat dhe tiparet e së cilës të kujtojnë gjithnjë e më shumë fillesat dhe tiparet e supermodeles së njohur të pasarelave Kate Moss.


Gjithashtu nuk mund të lëmë pa komentuar edhe veshjet delikate, të cilat fizionomia dhe portreti i Anit i kanë demonstruar mjaft këndshëm.

E në fakt hiret apo pozat prej modeleje ndoshta nuk janë të rastësishme për Anin, pasi ajo është motra e një prej ish-miseve shqiptare, Miss Albania 2010, Arnita Beqiraj. Madje në faqet përkatëse në Facebook dy motrat bukuroshe shfaqen mjaft të afërta me njëra-tjetrën.

Të jetë edhe Ani në hapat e Arnitës?... /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori