Akuzat e deputetit shqiptar me koronavirus, përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së deputetit Adriatik Alimadhi se ishte identifikuar pozitiv me COVID-19.

Numri një i qeverisë thotë se i mirëkupton akuzat e tij, duke i quajtur fjalë të tepërta në kushtet që ai dhe bashkëshortja e tij ndodhen, të dy pozitiv me koronavirus. S

“I uroj shëndet e shërim të shpejtë zotit Alimadhi dhe i mirëkuptoj fjalët e tij të tepërta në kushtet në të cilat ndodhet, duke iu lutur të ndjekë këshillat e mjekëve e mos mbistresohet për strategjinë e luftës, të cilën e vendosin ekspertët e shkëlqyer që kemi jo ne politikanët!”, shkruan Rama. /albeu.com/


Shtuar 27.03.2020 14:29