Angelina Jolie me fëmijët dhe pa Brad në Sydney (FOTO LAJM)

Një mama e përkushtuar dhe plot vullnet si Angelina Jolie gjen kohë për gjithçka. Pas mbërritjes me gjashtë fëmijët e saj në Australi, Jolie është shfaqur duke vizituar akuariumin e Sydney gjatë fundjavës me pesë nga fëmijët e saj, pasi djalin më të madh nuk e kishte marë me vete.

Ndërkohë që partneri i saj Brad këto ditë nuk ndodhet pranë tyre për shkak të angazhimeve profesionale në Londër.

Fëmijët e aktores dukeshin mjaft të lumtur, ndërkohë që mbanin në duar nga një peshk lodër Nemo. Gjithashtu dhe Jolie dukej mjaft e qetë dhe e relaksuar teksa shëtiste me vogëlushët e saj. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2013, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori