Vendoset, finalja e Kupës së Gjermanisë do të luhet pa tifozë

Tifozët e Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen nuk do të lejohen të shikojnë finalen e DFB Pokal në ‘Olympiastadion’.

Shoqata Gjermane e Futbollit ka konfirmuar se finalja e Kupës së Gjermanisë do të zhvillohet pa spektatorë kjo për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

Më parë, DFB kishte aplikuar në Senatin e Berlinit për të lejuar 5000 tifozë për klub në finalen mes Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen e cila zhvillohet në stadiumin e Hertha Berlin më 4 korrik.

“Kjo kërkesë ka marrë përgjigje negative sepse nuk ka asnjë bazë ligjore për të”, tha DFB.

“Disponueshmëria aktuale në Berlin do të thotë që ngjarje të mëdha me më shumë se 1.000 njerëz janë të ndaluara në kryeqytet deri në 30 gusht të vitit 2020”.


Shtuar 18.06.2020 09:49